Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama nuk beson se Shqipëria rrezikohet nga Irani: Aleanca me SHBA-në e panegociueshme
Kryeministri Edi Rama nuk mendon se Shqipëria rrezikohet nga Irani, ndërkohë që ka besim te partnerët strategjikë dhe veçanërisht SHBA-ja, ndërsa më herët lideri suprem i Iranit Ali Khamenei e quajti Shqipërinë “vend të vogël por shumë të keq evropian”
Marrëdhëniet Shqipëri-Iran janë tensionuar për shkak se në vendin tonë strehohen 3 mijë muxhahedinë, pjesë të opozitës irani9ane, armiq të regjimit aktual.
Nga Vjena, Rama tha se kjo çështje nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por ai shton se aleanca me SHBA është e panegociueshme.
“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar.
Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te divergjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces.”- tha Rama për gazetarët.