Flash News

KRYESORE

Rama nuk beson te arrestimi i Berishës dhe Metës: Jam me Lu dhe Vlahutin

Rama nuk beson te arrestimi i Berishës dhe Metës: Jam me Lu dhe

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është pishman për mbështetjen që i dha Ilir Metës për t’u zgjedhur President i republikës. Duke komentuar raportin e ‘Freedom House’ ku përmendje zgjedhja e Metës në pozicionin e kreut të shtetit, Rama shprehet se 100 herë po të kthehej, 100 herë do të votonte për Metën President.

“Nëse më pyesni për pishman, po të kthehesha mbrapsht 100 herë, 100 herë do zgjidhja Ilir Metën, pavarësisht se çfarë mund të mendojë Ilir Meta kur lexon raportin”, shprehet Rama në një intervistë për Tv Klan.

Sa i takon akuzave të ish-kryeprokurorit Llalla në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama thotë se beson më tepër diplomatët.

“Mes këtyre shqiptarëve që përmendet dhe amerikanit Donald Lu unë besoj amerikanin. Mes këtyre gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroates Romana Vlahutin unë besoj kroate”, deklaroi Rama.

 

Të fundit