Rama nuk do të jetë sot në seancë plenare, ndodhet jashtë Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë as sot në seancën e radhës në Parlament.

Ndërsa pritet të diskutohen disa projektligje, mes tyre edhe dy dekrete të presidentit Ilir Meta “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe “Kodin Penal”, Rama mësohet se ndodhet jashtë Shqipërisë.

Që prej ditës së djeshme ai ka nisur një vizitë dy ditore në Itali, në Puglia.

Kryeministri do të jetë pjesë e “Forumit Ndërkombëtar “Ekonomia blu e Mesdheut”. Po ashtu, do të diskutojë mbi projektin e Fakulteti të ri të Mjekësisë në Vlorë dhe për këtë Rama u takua që mbrëmë me guvernatorin e rajonit të Puglias  Michele Emiliano.

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe lidhur me propozimin që kompania italiane “Aeroporti di Puglia”,  99.5% e kuotave të së cilës janë në pronësi të rajonit Puglia, ka bërë për marrjen në koncesionin 35 vjecar të aeroportit të Vlorës.