Flash News

KRYESORE

“Rama nuk e lëshon Dakon. Kryebashkiaku, 5 orë ka pirë kafe me prokurorët”

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë detaje nga thirrja 5 orëshe e kryebashkiakut Vangjush Dakos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas tij, Rama nuk do ta lëshojë Dakon porse kërkon t’u hedhë ‘pluhur syve’ opinionit publik, dukë nënkuptuar se ai respekton drejtësinë.

“Sesa të fajshëm apo të pafajshëm janë atë e zgjidh hetimi. Por ky hetim i ndërtuar në këtë formë është i ndikuar. Siç i dha mbrojtje Tahirit tek Opinion, vazhdon ti japë mbrojtje të gjithëve. Harrojeni se Rama do shesë një nga këta me të cilët ka punuar. Kjo është motamo një pluhur tjetër që i hedh syve  të opinionit për të treguar që Prokuroria funksionon. Nuk ka mundësi, këto dosje do hetohen kur të flitet për një proces elektoral të drejtë. Kur të ngrihen institucionet sipas ligjit dhe kur kryeministri të mos tallet me mediat. 5 orë Dako ka pirë kafe me prokurorët, se 3 rreshta janë ato. Tani ngrinë edhe një alibi tjetër, hetim për punësim të paligjshëm. Por ne nuk e kemi problemin tek punësimi i paligjshëm në një vend kur papunësia është në galop”, pretendon Gjokutaj.

Në tre përgjime telefonike, Dako dëgjohej teksa fliste me një nga anëtarët e grupit të Avdylajve, që i kërkonte të takohej dhe ta falënderonte, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Të fundit