Flash News

KRYESORE

Rama nuk e ‘njeh’ LSI-në: Përballë kemi PD-në, mbetet kërcënim për vendin

Rama nuk e ‘njeh’ LSI-në: Përballë kemi PD-në,

Kryeministri Edi Rama nuk e njeh LSI-në si kundërshtare në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndonëse çdo parti politike do hyjë e vetme në zgjedhje dhe të gjithë janë kundërshtarë të njëri-tjetrit, Rama sheh përballë PS-së vetëm PD-në, duke mos i dhënë rëndësi aleatit me të cilin qeverisi për katër vite.

Rama vazhdon ta konsiderojë PD-në si kërcënim për vendin për shkak se sipas tij kjo parti ka treguar se nuk di të bëjë shtet.

“Do të kemi përballë PD dhe pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend. Ajo që PD ka treguar historikisht është se nuk di të bëj shtet, por vetëm ta çmontojë shtetin”, u shpreh Rama gjatë një takimi në Progër të Korçës.

Përveç se e konsideron të pa rëndësishme forcën e LSI-së, Rama po i merr Ilir Metës edhe ‘armën’ e vetme që i ka mbetur, gjuhën e bashkëpunimit dhe paqes. Kryeministri kërkoi krijimin e një situate më të qetë politike ku palët të fokusohen te hallet e popullit dhe jo te lufta personale.

“Nëse marrëveshja që ne kemi bërë, në pjesën kryesore për të cilën asnjë nuk flet, që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar siç e kemi ngatërruar gjithë këtë vite luftën e vërtetë politike me kacafytjen e njerëzve, por të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtarë ama në fund të ditës jemi përfaqësues të këtij populli dhe nuk na ka borxh asnjë prind që sa herë del Kuvendi në televizior duhet të vënë pullën e kuqe sepse është bërë si film pronografik”, deklaroi Rama.

Të fundit