Flash News

KRYESORE

Rama nuk i ndahet Akademisë së Shkencave, e quan Sovjetike

Rama nuk i ndahet Akademisë së Shkencave, e quan Sovjetike

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për Akademinë e Shkencave, të cilës pak ditë më parë vendosi t’i ndërpres fondet.

Rama tha se Akademia duket të hyjë në një proces reformimi ndërsa e ka cilësuar atë si Akademia Sovjetike e Shkencave.

“Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar. Ndërkohë që në kushtetet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Ndërkohë paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e ASH, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, tha Rama.

Të fundit