Flash News

KRYESORE

Rama nuk pranon sërish Lubonjën dhe Bushatin në studio, zbulohet pse u anulua përballja

Rama nuk pranon sërish Lubonjën dhe Bushatin në studio, zbulohet

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, përballë moderatorit Ylli Rakipi. Vet Rakipi kishte njoftuar në fillim të muajt se më 15 qershor, Rama do të ishte i pranishëm në studio përballë Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit, por jo çdo gjë ka shkuar sipas planit.

Mësohet se Rama e ka pranuar fillimisht përballjen me Bushatin dhe Lubonjën, por me kushtin që ajo të zhvillohej në Gjirokastër, atje ku kryeministri ndodhej për fushatë. Kjo kërkesë nuk ka gjetur dakordësinë e palës tjetër dhe emisioni i 15 qershorit u shty për sot.

Megjithatë, për emisionin e 19 qershorit, ka qenë Rama ai që ka nxjerrë pretendime duke mos pranuar në studio Lubonjën dhe Bushatin.

Kjo është hera e dytë që Rama merr pjesë në këtë emision dhe Lubonja me Bushatin mbeten jashtë, ndonëse janë analistë të përjavshëm.

Të fundit