Flash News

KRYESORE

“Rama nuk qeveris me program, hartimin e tij e nisi me shokët e Facebook”

“Rama nuk qeveris me program, hartimin e tij e nisi me shokët e

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila tha se Rama nuk qeveris me program dhe sot nisi hartimin e tij. Angazhoi gjithë shokët e vet në Fb që të bënte programin. 

Pjesë nga deklarata:

Abilekaj: Rilindja Urbane dhe mirëmbajtje e trashëgimisë historike janë dy gjëra komplet të ndryshme me njëra-tjetrën. Zt.Rama e tregoi sot se si qeveris. Sot nis përgatitjen e programit të qeverisë se nuk kishte. Angazhoi gjithë shokët e vet në Fb që të bënte programin e qeverisjes. Kjo është shenja e parë se si qeveris kryeministri. Ajo që më shqetëson mua është projekti 1 miliard që shkatërron plotësisht ekonominë.

Në qoftë se miraton ligje që miraton ekonomikisht vendin, politikisht nuk ka asnjë vlerë. Imazh politik është Rilindja Urbane. Ajo mund të krijojë një imazh që në tetor të hapen negociatat dhe kjo është e pakthyeshme. Mendoj se reforma në drejtësi do të ndikojë edhe në Shqipëri siç ka ndodhur në Kroaci, i cili dy vjet më pas është integruar në BE. 

Të fundit