Flash News

KRYESORE

Rama: Nuk i trembem mediave, i trembem...

Rama: Nuk i trembem mediave, i trembem...

I pyetur nga gazetarja Eni Vasli se sulmet ndaj mediave mund të rrezikojë ti kthehen në bumerang, kryeministri Edi Rama u përgjigj se nuk trembet nga kjo.

Kreu i qeverisë shtoi se Bumerangu nga veprimet e tij është e vetmja gjë që ai shqetësohet.

“Unë ju siguroj, ka vetëm një bumerang që unë i trembem, atij të vendimeve dhe veprimeve të mia, që në këtë punë që bëj janë të panumërta, dhe duke bërë këtë punë, jo gjithmonë je në kushtet që të mos gabosh. Bumerangu nga veprimet e mia është e vetmja gjë që unë shqetësohem”, u shpreh kryeministri Rama.

Të fundit