Flash News

KRYESORE

Rama nxit qytetarët kundër medias dhe opozitës: Do bëjmë luftë bashkë me ju

Rama nxit qytetarët kundër medias dhe opozitës: Do

Kryeministri Edi Rama vazhdon të nxisë qytetarët kundër mediave dhe partive opozitare, për t’i paraprirë veprimeve të tij në administratët shtetërore. Duke iu referuar “listës së zezë” të publikuar në profilin e tij, Rama u mundua të fshihej sërish pas “popullit të facebook”-ut, ndërsa tha se dënoncimet për të korruptuarit në administratë do të vijojnë, por këtë herë denoncuesit do të kenë emër dhe mbiemër.

Me një taktikë të ngjashme me atë të përdorur gjatë fushatës elektorale, Rama than ë Librazhd se reforma e administratës do të jetë një luftë e vërtetë, për të cilën tha se do të bëhet bashkë me popullin.

Sipas tij, “kazani mediatik” dhe “kazani politik” do ziejë si kurrë më parë. Duke i paraprirë çdo reagimi kundër veprimeve të tij radikale, Rama u tha qytetarëve se do të dëgjojnë shumë akuza për rikthim të diktaturës dhe humbje të demokracisë, por ai u sugjeroi që të besojnë vetëm fjalën e tij dhe jo ato që thonë mediat dhe opozita.

Të fundit