Flash News

KRYESORE

Rama nxjerr një tjetër emër: Ky është biznesmeni sponsorizues i PD-së

Rama nxjerr një tjetër emër: Ky është biznesmeni

Kryeministri Edi Rama, pas Samir Manes, Shefqet Kastratit, Bashkim Ulajt dhe Ram Gecit, të cilët i përmendi dy javë më parë, sot në seancën parlamentare ka konsideruar një tjetër biznesmen të rëndësishëm shqiptar si sponsorizues të PD-së.

Teksa Basha e akuzoi për abuzimet me tenderat, Rama përmendi Rrok Gjokën si themelues dhe sponsorizues të PD-së, që do marrë përsipër tenderat për rrugët.

"“Kë rrugë mbaruat mor, ju ka mbaruar vaji i kandilit. Rruga e Arbrit e cila ishte 27 km, dhe propozimin e ka bërë Rrok Gjoka. E njihni ju? Ju të republikës së re mos shihni, se nuk e njihni. Ai është themeltar i PD. Është sponsori i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderave, të kryetarit të PD kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës tonë. Ato para po pastroni? Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash”, tha Rama.

Veç Rrok Gjokës, Rama përmendi dhe biznesmenin Bashkim Mulaj, me kompani, sipas Ramës, “ekselente”.

Të fundit