Flash News

KRYESORE

Rama nxjerr shkresën për privatizimin e teatrit të estradës

Rama nxjerr shkresën për privatizimin e teatrit të estradës

Kryeministri Edi Rama ka nxjerr një shkresë së ish-ministrit të Financave Florion Mima, sipas të cilit i ka kërkuar kreut të PD, Lulzim Basha që të privatizojë teatrin e Metropolit, në kohën kur Lulzim Basha ishte kreu i Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një teatër të ri”, u shpreh Rama.

Ai bëri edhe një krahasim të kriminalitetit në Vlorë, aty ku opozita e bashkuar zhvilloi një takim paralel me punimet në Parlament, në shenjë qëndrese për krimin e lidhur me politikën.

Sipas Ramës, krimi është ulur në këtë qark në krahasim me 5 vite më parë.

Të fundit