Flash News

KRYESORE

Rama: Optimist pas takimit me Macron. "Financial Times": Franca skeptike

Rama: Optimist pas takimit me Macron. "Financial Times": Franca

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë zhvilloi një takim më presidentin Emmanuel Macron, ku u diskutua gjatë për reformat e Shqipërisë por edhe të anëtarësimin në EB.

Ditën e djeshme kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se pas takimit më Macron është më optimist për çeljen e negociatave.

“Dëgjova nga Presidenti fjalë inkurajuese për Shqipërinë. Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është vetëm çështja e Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat citoi se meritojnë vlerësimin më të lartë, por është tema e gjerë e reformimit të Europës”, u shpreh kryeministri Rama, teksa shtoi se ka akoma javë dhe punë për të bërë në realizimin e këtij objektivi madhor.

"Financial Times", në një artikull të saj, teksa flet për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë kandidate për në BE, shkruan dhe për takimin e Ramës me Macron dhe për skepticizmin francez.

“Diplomatët evropianë shprehen se Franca është një ndër skeptikët kryesorë për zgjerimin e Ballkanit. Ditën kur komisioni propozoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Presidenti Emmanuel Macron tha se BE kishte nevojë të reformonte qeverisjen e saj të brendshme përpara se të shtonte anëtarët”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Po ashtu, në artikull shkruhet dhe për konfliktet territoriale mes shteteve të Ballkanit, zgjidhja e të cilave është kusht primar për çeljen e negociatave. Një problem tjetër është mosnjohja e Kosovës nga  5 vendet  anëtare të BE-së.

Të fundit