Rama para ambasadorëve të huaj: Ka dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe

Në takimin me ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave nuk munguan as shprehjet në formë batutash të kryeministrit Rama.

Teksa falenderoi të gjitha ekipet e huaja të kërkim shpëtimit, Rama tha se në këto dy javë të situatës pas tërmetit është ndjerë më i vogël se kurrë.

“Këtë mbrëmje ja dedikoj trupave të kërkmi shpëtimit. Ata janë heronjtë e vërtetë.

Kush shpëton një jetë ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Unë se di si mund të shpërblehet gatishmëria e tyre. Di që çka ata bënë para syve tanë do të luajë më shumë rol në gjithë konstitucionin tonë në raport me Europën.

Sot teksa flas e kam të vështirë të shprehem si ndjehem. Por po u them se kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe në masë”, tha kryeministri.