Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron drejtuesit e PS në Veri: Kush s’kap ritmin, do largohet

Rama paralajmëron drejtuesit e PS në Veri: Kush s’kap ritmin, do

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS ka mbledhur këtë mëngjes në selinë rozë drejtuesit e qarqeve të Veriut.

Gjatë takimit, Rama ka kërkuar konstituimin e kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë pas 30 qershorit duke u lënë afat dy javët e ardhshme.

Po ashtu, kryesocialisti i porositi që të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki.

"Të bëhet një analizë e shërbimeve në institucionet lokale dhe të shihet kontributi i drejtuesve në raport me PS. Në vjeshtë do të bëhet vlerësimi. Ata që nuk kapin ritmin e PS do të largohen”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes, i cili ka ngritur edhe shqetësimin se administrata në territor ka probleme.

Të fundit