Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron mediat për herë të fundit: STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Kryeministri ka paralajmëruar sërish mediat se do të ndërhyjë për mbylljen e tyre në rast se përhapin panik te masa me informacione të rreme, në sajë të gjendjes së pas tërmetit.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan rama në Twitter.

Të fundit