Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron pronarët: Mos hapni biznesin nëse s`jeni tek E-Albania; kundër ligjit

Rama paralajmëron pronarët: Mos hapni biznesin nëse s`jeni tek

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sipërmarrësit, që të bëjnë kujdes me hapjen e biznesit, duke u kërkuar që si fillim të shohin nëse biznesi i tyre lejohet të hapet apo jo. Rama thotë se ka konstatuar biznese jo ushqimore që lajmërojnë hapjen të hënën, por sipas tij do të jetë e kundraligjshme hapja e çdo lloj aktiviteti që nuk është në listën e publikuar të E-Albania.

“Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet. Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër. Duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL - 3 MAJ)”, thotë Rama.

Të fundit