Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron rikthimin e fletërrufeve: Do publikojmë përgjegjësit në zyrat e shtetit

Rama paralajmëron rikthimin e fletërrufeve: Do publikojmë

Në takimin e përjavshëm sa i takon platformës së bashkëqeverisjes, kryeministri Rama ka paralajmëruar se krahas rasteve të zgjidhura do të bëhen publike edhe rastet e ndëshkimeve për zyrtarët e administratës.

Rama tha se do të bëhen me dije rastet e hetimeve administrative kryesisht të çështjes së platformës së bashkëqeverisjes por edhe të inspektimeve të tjera.

“Nga sot dhe çdo të mërkurë paralelisht me prezantimin e rasteve të zgjidhura, ne përmes ministres së Drejtësisë që drejton Task-Forcën antikorrupsion të qeverisë, do të bëjmë me dije edhe rastet e ndëshkimeve si rezultat i hetimeve administrative kryesisht të çështjeve të platformës së bashkëqeverisjes por edhe të inspektimeve të tjera të Task-Forcës”, paralajmëroi Rama.

Të fundit