Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron shkarkimin e kryebashkiakut të PD-së

Rama paralajmëron shkarkimin e kryebashkiakut të PD-së

Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, tha se është duke u rishikuar mundësia për shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

“Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer dhe është ndëshkuar nga gjykata italiane”, tha Rama.

Gjatë javës së kaluar, KQZ e rrëzoi kërkesën e PS-së për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës. Por ajo që bëri më tepër përshtypje është se socialistët e kundërshtuan këtë vendim të KQZ-së por nuk e ankimuan atë në Kolegjin Zgjedhor.

Të fundit