Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama paralajmëron socialistët në Asamble: Qytetarët s’do jenë të gatshëm të na falin sërish
Kryeministri Edi Rama, në mledhjen e sotme të Asamblesë ka paralajmëruar socialistët që të tregohen të kujdeshëm me njerëzit, sidomos ata që drejtojnë institucionet e vendit, pasi qytetarët nuk do të jenë të gatshëm për të falur gabimet e qeverisë.
Sipas kreut që qeverisë shumë gjëra janë bërë keq, por ai shtoi se socialistët u rreshtuan në anën e duhur të historisë.
“Rendimenti ynë në çdo qark nuk mjafton aspak, dhe sidomos niveli i qëndrimit të njerëzve të zakonshëm në këtë shtete, jo nuk mjafton, por nuk na nderon fare, dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve, dhe kjo është gjeja që ne duhet ta kuptojmë dhe të jetojmë çdo ditë me të.
Nëse nuk e kuptojmë sa më parë, aq më shpejt njerëzit do humbasin durimin me ne, dhe janë më pak të pritur t’i mirëkuptojnë gabimet tona, dhe s’do kenë asnjë gatishmëri për të na falur kusuret që deri në 30 qershor na i kanë falur.
Ne kemi vetëm një meritë në fitoren historike te shteti dhe qytetarëve, meritën që qëndruam në anën e duhur të historisë dhe bëmë zgjedhjen më të vështirë për të udhëhequr në shtegun më të ngushtë, dhe kjo është meritë e asaj që sipas meje duhet te jete PS, që ditën e fillimit, me ndryshimin që ketë here PS nuk iu shmang mundësisë së përplasjeje sy për sy dhe dhembë për dhëmbë”, tha Rama.