Flash News

KRYESORE

Rama pas marrëveshjes: Mbaroi revolucioni, pas 3 vitesh marshim e 3 netësh ngujim

Rama pas marrëveshjes: Mbaroi revolucioni, pas 3 vitesh marshim e 3

Në një reagim në Twitter kryeministri Rama e ka përshëndetur me ironi arritjen e një marrëveshjeje me opozitën. “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim"”, shkruan Rama.

Rama pranon se PD do të hyjë në zgjedhje tashmë, duke qenë se ky është Kodi që ata deshën vetë.

Në fund, në vazhdë të ironisë, Rama shton: “ah, po, revolucioni mbaroi”.

Reagimi i plotë:

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim".

Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum,si ta duan ata.

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë.

ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve.

BE është e kënaqur, Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave.

Ah po, mbaroi edhe revolucioni.

Të fundit