Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Rama pas sulmit ndaj turistëve spanjollë: Njollë turpi, me kohën do të shërbejmë më mirë
Kryeministri Edi Rama ndihet i turpëruar nga pronari i lokalit në Porto Palermo të Himarës, i cili sulmoi disa turistë spanjollë, sepse atyre nuk u pëlqeu shërbimi dhe u larguan. Sipas kreut të qeverisë, autori i kësaj sjelljeje jo normale i turpëroi të gjithë shqiptarët.
Në një status në Facebook, Rama shkroi se miqtë spanjollë pavarësisht kësaj ngjarjeje, do të rikthehen sërish në Shqipëri.
"Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve😰
Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë😡
Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri🙏Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë👊", shkroi Rama në profilin e tij.