Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama: PD po ndan Shqipërinë nga Europa, procesi i drejtësisë nuk do të ndalet
Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme plenare ku u votuan komisionet ‘ad hoc’ të vettingut, kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat nga ku akuzoi opozitën se po ndan Shqipërinë nga Europa.
Sipas Ramës refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që kërkon një aspiratë çerek shekullore të këtij populli për të çliruar Shqipërinë nga kthetrat e gjyqtarëve të korruptuar, është një njollë e zezë turpi për partinë që lindi nga thirrja: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Ajo po përpiqet që me apo pavetëdije t’ja verë fajin Shqipërisë.
“Një gjë shumë e qartë, që e kanë thënë dhe ndërkombëtarët, që moskryerja e Vettingun cënon rëndë procesin e anëtarësimit në BE dhe vonon këtë proces. Fatkeqësisht PD është gati të na ndajë dhe njëherë për së gjalli nga Europa që duam të gjithë të bëhemi pjesë vetëm e vetëm për t’ju shmangur drejtësisë të gjithë atyre që kanë kusure për të lartë në një shtet të së drejtës.
Ne sot vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës së shqiptarëve. Vazhduam të çojmë para një proces pa kthim. Ne mund të vonojmë, por nuk do kthehemi kurrë mbrapsht. Nuk ndalohet dot procesi i drejtësisë.
Kemi rakorduar që do bëjmë çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje, edhe nëpërmjet dialogut, por frika e Bashës e ka bërë të pamundur. Ne jemi përpjekur me të gjitha përpjekjet tona për dialog por kur dëgjon që edhe Ministri i Jashtëm i Gjermaninë qenka i painformuar, atëherë është e vajtueshme, dhe nuk jemi në një krizë politike, por krizë nervore të PD-së,” tha kryeministri.