Flash News

KRYESORE

Rama për diskutimin e zgjedhjeve: Ju jeni bosh lart, bosh poshtë, bosh para dhe bosh mbrapa, nuk dini të diskutoni

Rama për diskutimin e zgjedhjeve: Ju jeni bosh lart, bosh poshtë, bosh

Në parlament sot  po diskutohet projektvendimi për komisionin e Reformës Zgjedhore.

Është Edi Rama ai që e ka nisur këtë diskutim të kërkuar nga opozita që para më shumë se dy javësh.

Rama shprehet se raporti për zgjedhjet nga ndërkombëtarët tregon se ata ishin në përputhje me kriteret e vendosura prej ndërkombëtarëve.  

“Jemi ftuar sot në një diskutim që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë.

Javën e shkuar u mor peng kjo foltore, për me demek pengimin nga Kryetari i Parlamentit. Pikërisht  të këtij diskutimi, ndërkohë që nuk ishte kërkuar një diskutim sipas rregullores.

Ne jemi këtu bashkë me ju, të kyçur në kornizën e kërkesës suaj, faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptimin që ka kjo fjalë për një qytetërim demokrat. Jeni bërë shëmbëlltyrë e asaj shprehjes së famshme“ kush nuk di ta përdori lirin e fjalës, ankohet për mungesën e saj” dhe sa me të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e fjalës aq më shumë çirren se u mungon liria.

Natyrisht siç jeni mësuar të bëni rëndomtë në këto raste, tundni një raport ndërkombëtarë të cilën e lexoni sipas dëshirës suaj. E vërteta në raport është se në 25 qershor shqiptarët votuan në një qartësi që nuk lë asnjë vend për të diskutuar rezultatet.

Procesi zgjedhor, e thotë raport,i ishte në përputhshmëri me angazhimet e OSBE-së me detyrimet e tjera ndërkombëtare dhe standarde për zgjedhje demokratike, ky është thelbi i raportit. Padyshim që raporti dhe procesi zgjedhor meriton një diskutim të vërtetë se për çfarë duhet përmirësuar në vijim sepse në raportin zgjedhor ka jo pakë probleme që kërkojnë zgjidhje, por ne jo vetëm nuk e bëjmë dot këtë diskutim për shkakun tuaj që keni dy javë që që flisni për këtë diskutim dhe akoma nuk e keni filluat diskutimin sepse jeni bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para dhe bosh mbrapa, sepse ju nuk jeni as të vërtetë as seriozë  as të përgjegjshëm në raport me vetveten në radhë të parë  çka e tregon katandia ku ndodheni brenda përbrenda jush dhe pastaj në raport me raportin e zgjedhjeve” deklaroi Rama.

 

Të fundit