Flash News

KRYESORE

Rama për France 24: Protesta e opozitës s’duhej të zinte faqet e para të gazetave. S’ka asgjë për t’u befasuar

Rama për France 24: Protesta e opozitës s’duhej të zinte

Kryeminnistri Edi Rama ka dhënë një intetvistë të shkurtër për France 24, ku u pyet për protestën e opozitës, kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës si dhe incidentin me gazetarin Bledi Kasmi.

Gazetarja: Dua të kthehem në një incident që ndodhi javën e kaluar. Është plagosur një gazetar. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj dhe të ministrit.

Rama: Nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.  Është jeta e brendshme e vendit. Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpeshherë që kur ne jemi futur në demokraci.

Gazetarja: Pse e kërkojnë hapur dorëheqjen?

Është jeta demokratike e vendit tonë. Kur flas në gjuhë të huaj nuk flas ndonjëherë për opozitën sepse kjo është jeta e brendshme e vendit tonë.  Nuk ka asgjë për t’u befasuar.  Shqipëria ka patur manifestime më të mëdha.

Të fundit