Flash News

KRYESORE

Rama për herë të parë në timon... pa duar: Ju rrofshin patentat ju

Edhe pse nuk ka patentë kryeministri Edi Rama ka provuar të ngasë makinën. Ai ka postuar madje një video në facebook ndërsa ecën në rrugë duke i dhënë makinës pa duar. Ndërkohë Rama komunikon me ndjekësit e tij, të cilëve u thotë se e kishte parashikuar që nuk do i hynte në punë patenta, pasi makinat do të ecin vetë.

“Kur thosha që do të vijë dita që makinat do të nisin të ecin vetë dhe unë nuk kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri. Tani shikoni se si erdhi dita. S’ka ardh akoma tamam, por ky është vetëm fillimi, s’keni parë gjë akoma”, u shpreh Rama.

Makina është një risi në Shqipëri e teknologjisë 5G që, sipas Ramës, pritet të transformojë edhe sektorët e ekonomisë, financave, energjisë dhe deri tek bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.

Më tej, kryeministri vazhdon komunikimin me ndjekësit e tij, duke thënë se kjo teknologji do i mundësojë atij të jetë shofer, por ndërkohë mund të komunikojë në fb me të gjithë ata që e shajnë.

“Ndërkohë unë mund të komunikoj në facebook me ata që më shajnë, e të kthej përgjigje gjatë rrugës pa qenë nevoja të kem shofer, po mund të jem vetë shofer, kështu që ju rrofshin patentat të gjithëve ju.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/pcb.10157116533591523/535439997257640/?type=3&theater

Të fundit