Rama për konfliktin në Gjykatën Kushtetuese: Shkaktar i njëjti burim, nuk përfshihemi më tej

Kryeministri Edi Rama deklaroi për konfliktin në Gjykatën Kushtetutese midis parlamentit dhe presidentit, se ai shkaktohet nga i njëjti burim. Gjithsesi kreu i qeverisë nuk ka ndërmend që të përfshihet, pasi njerëzit duan të tjera gjëra.

“Do me lejoni t’ju rikonfirmoj atë që thashë dje. Ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim, konflikt për arsye që dihen. Unë mendoj që ne nuk duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt. Njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua t’u jap njerëzve atë që duhet.

Mbase nuk më dëgjuat ose mbase doni të dëgjoni atë që dëshironi. Unë nuk dua që të përfshihem në këtë konflikt për çështje që janë shumë të qarta. Dhe përsëris që ne kemi bërë të linjëzuar 100% për ata që janë mbështetës dhe garantët në Reformën në Drejtësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.”, tha Rama, ndërsa votoi në zgjedhjet që Partia Socialiste po mban për zgjedhjen e delegatëve. këtë herë risi është testimi o votimit elektronik.