Flash News

KRYESORE

Rama për largimin e drejtorit të ALUIZNI-t Berat: O me popullin dhe për popullin, o jashtë!

Rama për largimin e drejtorit të ALUIZNI-t Berat: O me popullin dhe

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar largimin e drejtorit të Aluiznit Berat nga posti që mbante.

Rama shkruan se mesazhi i këtij rezultati duhet të jetë i qartë për të gjitha drejtoritë dhe zyrat që u shërbejnë qytetarëve: O me popullin dhe për popullin o jashtë librit të pagesave të shtetit!

Statusi i plotë:

Ky është rezultati logjik i një historie që nisi me ankesën e një gruaje 80-vjeçare. Dhe mesazhi i këtij rezultati duhet të jetë i qartë për të gjitha drejtoritë dhe zyrat që u shërbejnë qytetarëve: O me popullin dhe për popullin o jashtë librit të pagesave të shtetit! Kjo është ndoshta lufta më e vështirë që një qeveri ka hapur në këta 27 vjet dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta fituar, por në katër vitet e ardhshme s'do të ketë një minutë të vetëm paqeje mes koalicionit tonë me njerëzit e zakonshëm dhe parazitëve e grabitqarëve në zyrat e shtetit

Të fundit