Flash News

KRYESORE

Rama për listën e PD: Janë bashkuar të gjithë humbësit

Rama për listën e PD: Janë bashkuar të gjithë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë, në familjen e Dallëndyshe Shehi.

Rama u shpreh se, “siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më pare”.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, tha Rama.

Duke komentuar listat e kandidatëve të PD-së per zgjedhjet e 25 qershorit, Rama u shpreh se “Janë bashkuar bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës, janë të gjithë bashkë atje, Bardhi, humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësat bashkë, Dash Shehi po..Ja kjo është PD, republika e re, e humbësave”.

Dy profesorë për qytetet e kulturës shqiptare, emrat e rinj të aktivistëve, biznesmenëve dhe gazetarëve në listën e PD

Të fundit