Flash News

KRYESORE

Rama për median serbe: Shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër që jetojnë në dy shtete; duhet të bashkohemi

Rama për median serbe: Shqiptarët dhe kosovarët janë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median serbe Pink është shprehur se kosovarët dhe shqiptarët janë vëllezër dhe një ditë duhet të bashkohen. Ai shtoi më tej se nuk dëshiron kufij me Kosovën, por as me vendet e tjera të Ballkanit.

“Kam avokuar fuqishëm për një erë të re në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Gjithmonë kam menduar dhe besoj se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkan atë që francezët dhe gjermanët kanë bërë për Evropën”, kurrë nuk kam folur për Shqipërinë e madhe, por jemi vëllezër që jetojnë në dy shtete dhe natyrisht që duhet të bashkohemi. Ketë e kam parë në aspektin e BE-së dhe nëse ekziston diçka që është e madhe është Bashkimi Evropian të paktën në imagjinatën time dhe në bindjet e mija”, ka deklaruar Rama për televizionin Pink.

Kryeministri shprehet se Serbia duhet të pajtohet me Kosovën dhe se kjo nevojë është e pashmangshme.

“Nevoja për pajtim është e pa shmangshme dhe sa më shumë që Serbia të vazhdoj të besojë tek një ëndërr e tillë që kjo nuk ka ndodhur apo se mund ta ndalë këtë, do të jetë e dhimbshme për të gjithë”, tha Rama.

Të fundit