Flash News

KRYESORE

Rama për mediat gjermane: Vetëm kancelarja Merkel e di rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE

Rama për mediat gjermane: Vetëm kancelarja Merkel e di

Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, kryeministri Rama ka deklaruar se pret një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave.

I pyetur nga gazetari se çfarë do t’i ofronte vendi jonë Bashkimit Europian, Rama theksoi se vetem kancelarja gjermane, Angela Merkel e di mirë këtë gjë.

“Mendoj se Kancelarja gjermane e di këtë përgjigje më mirë se kushdo tjetër. Ajo e kupton se sa e rëndësishmë është për Europën, jo vetëm Shqipëria, por tërë Ballkani Perëndimor. Ne jemi e kundërta e asaj çka thonë për ne kundërshtarët e zgjerimit: ne jemi një faktor për qëndrueshmëri dhe siguri në Europë. Nuk do të ishte mirë për BE-në të lintë Ballkanin si një zonë gri në të cilën palë të treta të mund të përfshihen. Nuk duhet harruar se ne jemi anëtarë të NATO-s. Është paradoksale që nuk jemi në BE. Nuk është pak ajo që u tregua në Mal të Zi, mbi ku mund të çojë ndikimi rus. Një qeveri kundër NATO-s dhe BE-së është ende një mundësi shumë realiste.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ekziston një imazh jo pozitiv për shqiptarët në Europë, i cili nuk përputhet me realitetin, ndërsa u shpreh i pakënaqur me mënyrën sesi po sillen institucionet evropiane.

Të fundit