Flash News

KRYESORE

Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar: Jam i bindur prej 20 vitesh

Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar: Jam i bindur prej 20 vitesh

Kryeministri Edi Rama tha se prej 20 vitesh ka bindjen që Teatri Kombëtar duhet të shembet.

Deklarata erdhi gjatë një interviste me skype në emisionin ‘Opinion’. Ai e quajti temë të ezauruar çështjen e Teatrit.

Për mua është një temë e ezauruar e cila ka shumë vite, 20 vite. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh. Nuk besoj se ka pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në debat në distancë me këtë temë. Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe në bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një temë politike tregon vetëm shterpësi dhe asgjë tjetër.

Unë nuk kam qenë asnjëherë me bindje tjetër prej 20 vitesh. Nuk ka asnjë patate të nxehtë ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmërisë së ndarjes së punëve. Bashkia e Tiranës është në të njëjtën kohë dhe agjencia që do të ekzekutoi të gjithë projektin. Ne nuk i kemi thënë merre prish, por merre ndërtoje. Vija e zjarrit është në spital dhe lufta është për të mbrojtur shëndetin dhe do të thotë një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz dhe për të bërë gjeste patetike dhe që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë proces ligjor apo demokratik”, tha Rama.

Të fundit