Flash News

KRYESORE

Rama për Shkozën: Nuk meriton të komentohen deri në New York

Rama për Shkozën: Nuk meriton të komentohen deri në New York

Pas fjalës së tij në OKB, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur dhe për banorët e Shkozës.

Ai e konsideron këtë temë si diçka që nuk meriton të diskutohet  deri në New York. Banorët e shkozës, deklaroi ai, nuk meritojnë të dëmshpërblehen.

"Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton koment deri ne New York.

Ai është një projekt që është i domosdoshëm të ndërhyhet për të shembur ndërtimet pa lejë. Kush zë pronën publike nuk meriton të dëmshpërblehet por ne si shtet padyshim nuk do t’i lëmë në mes të katër udhëve ata qytetar po do t’ju mundësojmë  kredi të zbutura ose bonos qiraje. Banorët e Shkozës i përkasin një numri të vogël të qytetarëve të pakënaqur nga projekti për të cilin Bashkia e Tiranës po punon",- deklaroi kryeministri.

Të fundit