Flash News

KRYESORE

Rama ‘përbetohet’ në Londër për PPP; në Tiranë e shkel ligjin përditë

Rama ‘përbetohet’ në Londër për PPP; në

Gjatë Samitit të Londrës, kryeministri Edi Rama ka firmos një marrëveshje, sa i takon luftës kundër korrupsionit. Por ajo që tërheq vëmendje, është pikërisht fakti që Rama ka pranuar të firmos një marrëveshje e cila parashikon krejt të kundërtën e mënyrës si ka vepruar qeveria deri më tani.

Marrëveshja parashikon të luftojë pastrimin e parave duke treguar burimin e financimeve të partneriteteve Publik-Privat, në një kohë që DASH e ka cilësuar Shqipërinë si vend kryesor në pastrimin e parave. Kontrata e firmosur në Samitit e Londrës, parashikon që tenderat dhe koncesnionet të jenë të hapur, ndërkohë që qeveria shqiptare një pjesë të konsiderueshme të tenderave e bën me prokurim të drejtpërdrejtë duke shmangur garën. E njëjta situatë edhe me projektet e pakërkuara, ku shmanget konkurrenca.

Marrëveshja e vendeve ne luftën kundër korrupsionit i Samitit të Londrës

1) Në fushën e PPP- angazhohet që:

Shpërndarja e informacionit te partneritetit publik privat për të bashkuar qeveritë, zbatimin e ligjit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të zbuluar, parandaluar dhe frenuar pastrimin e parave të lidhura me korrupsionin.

Të ndajë informacione me shtetet e tjera lidhur me PPP-të që të sigurojë luftë efektive ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.

Të bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në iniciativat e rrjetit Egmont, Rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare.

2) Prokurimi publik dhe kontratat e hapura

Të forcojë pavarësinë e procedurave të prokurimit publik

Të punojë në implementimin e parimeve, të Dhënave dhe Standardeve të Kontratave të Hapura duke u fokusuar në projekte të mëdha, si një prioritet i hershëm.

Zbatimi i Standardeve të Hapura të të Dhënave Kontraktuese si pjesë e punës së prokurimit të ri elektronik.

Të punojë me Partneritetin e Hapur Kontraktues.

Bashkimi me Partneritetin për Buxhetin të Hapur dhe angazhimi për t'u shqyrtuar sipas anketës OBP.

Marrëveshja e Samitit të Londrës:

Albania_Anti-Corruption_Pledges

Të fundit