Flash News

KRYESORE

Rama përdor reagimin e Blendi Fevziut për të akuzuar Bashën

Rama përdor reagimin e Blendi Fevziut për të akuzuar Bashën

“Prapë përkthim i gabuar?”,-kështu e nis sulmin ndaj Lulzim Bashës mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama.

Stafi i kryeministrit ka përdorur intervistën e kreut të opozitës në ‘Opinion’ për ta akuzuar sërish për kontratat e lobimit në SHBA. Madje, në videon e publikuar në ‘Facebook’ është përdorur reagimi i moderatorit Blendi Fevziu, i cili i drejtohet Bashës me fjalët “përkthimi është bërë tani nga stafi im përpara emisionit, mos ja vendos Partisë Socialiste fajin”.

Në fund, video e Ramës mbyllet me shënimin: “Lëre avazin e Partisë Socialiste, por shko rrëfehu në Prokurori”.

Basha “live” për tregjet, Rama e pret dhe ndërhyn sapo kryedemokrati nis fjalën 

Të fundit