Flash News

KRYESORE

Rama: Përgjimet e “Bild”, një sallatë e madhe fjalësh, bisedën do e bëja sërish

Rama: Përgjimet e “Bild”, një sallatë e madhe

Kryeministri Edi Rama pyet se përse pikërisht tani janë publikuar nga Gjermania përgjimet e “Bild” dhe i kërkon drejtësisë shqiptare dhe asaj gjermane që të zbardhë të vërtetën.

Kreu i qeverisë i ka quajtur këto përgjime si një sallatë të madhe fjalësh, e shtoi se çdo bisedë, madje edhe ajo më e zakonshmja, kur del jashtë kontekstit tërheq vëmendje.

Rama pranoi se e ka bërë bisedën që del në përgjime, duke shtuar se një bisedë të tillë e ka bërë me të gjitha shtabet e PS dhe do ta bënte sërish.

“Këta kryebashkiakë që e dinë shumë mirë që i ka nxjerrë jashtë nga zgjedhjet lidershipi i tyre, duhet të mos e harrojnë dekriminalizimin, se me atë ligj ata do të humbin të drejtën për t’u bërë edhe kryepleq, nëse do të vazhdojnë kështu. Ju them të gjithë shqiptarëve ‘bëni një film me mendjen tuaj’, çdo bisedë edhe ajo më e zakonshmja kur del nga konteksti, tërheq vëmendje dhe bëhet jo e zakontë. Jemi në kushtet kur është vendosur antena mbi gjithë shtabin e PS dhe jo mbi palën tjetër.

Pse shkuan te PD, pse dolën në Gjermani dhe pse tani? Por për këtë temë nuk dua të flas më, besoj se çdo shqiptarë e ka kuptuar, është një sallatë e madhe fjalësh, por s’ka asgjë. Të zbardhin gjithë të vërtetën, lidhur me bisedën time, që e kam bërë dhe do ta bëja sërish. E kam bërë me të gjithë shtabet, pa asnjë problem. Edhe sot kam dy mesazhe, dhe çdo ditë kam mesazhe nga shqiptarët jashtë vendit, që duan të votojnë më 30 qershor”, tha Rama.

Të fundit