Flash News

KRYESORE

Rama përkujton ‘21 Janarin’: Reformim drastik sistemit të drejtësisë

Ashtu sikundër edhe vitet e kaluara, keru i qeverisë Rama ka mbledhur në kryeministri familjarë të katër protestuesve që humbën jetën në 21-janar. “Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe”, u shpreh Rama në fjalën e mbajtur.

Në fjën e tij, kryeministri është ndalur edhe tek reforma në drejtësi.

“Në këtë ditë të vitit, për ata burra që u vranë në këtë Bulevard 7 vite më parë, është kthyer në një moment të pazakontë përkujtimi, në një boshllëk të drejtësisë së munguar. Një pasqyrë kombëtare e betejës së shpallur në 3 vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap përballemi me celulat anti-reformë”, shtoi Rama.  

Pas cereominsë, Rama së bashku me familjarë të viktimave akën zhvilluar homazhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Të fundit