Flash News

KRYESORE

Rama përpiqet të pastrojë imazhin e Xhafajt në sy të ndërkombëtarëve, ia çon Merkelit në Samit

Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Ballkanit Perëndimor  në Londër është shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, por edhe nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Rama është takuar me disa nga liderët botërorë. Një ndër to dhe me kancelaren Angela Merkel. Kryeministri ka publikuar në mediat sociale disa foto ku shihet i buzëqeshur krah Merkel, Bushatit dhe Xhafajt.

“Grua e mrekullueshme, liderë e shokë të mrekullueshëm”, shkruan Rama teksa ka publikuar dhe fotot nga ceremonia.

Marrja me vete e Fatmir Xhafajt në takimet me ndërkombëtarët, ngjan si një taktikë e përdorur nga kryeministri Rama për pastrimin e imazhit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë që implikimi i vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në çështjet e drogës ngjalli dhe reagimin e ndërkombëtarëve, ndër to dhe të deputetit gjerman Johann Wadephul.

Kujtojmë që ditë më parë Deputeti i CDU Johann Wadephul në intervistë për DW u shpreh se qeveria duhet të marrë vendimin nëse Fatmir Xhafaj duhet të vazhdojë të mbajë detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë”, tha deputeti i CDU Johann Wadephul për DW. 

Të fundit