Flash News

KRYESORE

Rama ‘përplaset’ sot me protestën për mbrojtjen e Teatrit. Pasditja, sfidë edhe për televizionet

Rama ‘përplaset’ sot me protestën për mbrojtjen e

Prej disa ditësh me radhë, aktorë por edhe qytetarë të shumtë po protestojnë për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Edhe ditën e sotme, sikundër ditët e fundit, organizatorët kanë njoftuar se protesta do të nis në orën 19:00 teksa fton qytetarët që ti bashkohen asaj madje për të firmosur edhe një peticion për të kundërshtuar shembjen e Teatrit si dhe dhënien e tokës publike një kompanie private për ndërtimin e disa kullave.

Protesta e aktorëve dhe qytetarëve transmetohet kryesisht në rrjetet sociale ndërsa disa media transmetojnë vetëm disa pasazhe gjatë saj duke bërë lidhje direkte. Ditën e djeshme, ku të pranishëm ishin edhe dy deputetë të PD-së pati edhe një rritje të numrit të kamerave që transmetuan protestën.

Por ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun Veliaj, pritet të jetë në inaugurimin e ‘Turbinës’, një skenë e re për aktorët por jo vetëm. Sipas njoftimit, të cilin Rama e publikoi që në datën 29 qershor, aktiviteti do të mbahet në orën 20:30.

Në këtë mënyrë, protesta e aktorëve dhe qytetarëve dhe momenti i inaugurimit të ‘Turbinës’ pritet të ‘përplasen’ në distancë sa i takon audiencës. Ky moment është edhe një lloj sfide për televizionet se kë prej aktiviteteve do të zgjedhin të transmetojë, aktivitetin qeveritar apo protestën e qytetarëve dhe aktorëve.

Të fundit