Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rama përshëndet akordin për fluturimin Prishtinë – Beograd, ka një mesazh për Haradinajn
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për kryerjen e fluturimeve në linjën Prishtinë – Beograd.
“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajë në atë rrugë!”, shkroi kreu i qeverisë në Twitter.
Ai dha pëlqimin edhe për mbështetjen që kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj bëri.
“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”.
Së fundmi ka pas përplasje mes dy kryeministrave, me kreun e qeverisë shqiptare që e kallëzoi homologun tij në Kosovë për shpifje në Gjykatën e Prishtinës. Ky i fundit akuzoi Ramën se kishte punuar për ndarjen e Kosovës.
Megjithatë, Rama sërish ka nënkuptuar se popullariteti duhet fituar me dialog dhe jo me luftë.