Flash News

KRYESORE

Rama përshëndet marrëveshjen LSDM- BDI: Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Rama përshëndet marrëveshjen LSDM- BDI: Ditë e shënuar

Pas marrëveshjes së arritur për koalicion në Maqedoninë e Veriut, ku Zoran Zaev u konfirmua kryeministër i vendit për 4 vitet e ardhshme, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit shqiptar Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka përshëndetur këtë marrëveshje duke e cilësuar si një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Më tej ai ka uruar në mënyrë të veçantë Ali Ahmetit, për të cilin thekson se me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë shumë për Maqedoninë e Veriut.

"Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.

Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë", shkruan Rama.

Të fundit