Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
‘Rama po spastron edhe PS’, Bardh Spahia: Pasojë e 30 qershorit
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, përmes një statusi në Facebook komenton mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, ku Rama shkarkoi live disa nga figurat kryesore brenda partisë.
“Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij”-shkruan ndër të tjera Spahia.
Postimi i plotë i Bardh Spahisë
RAMA ESHTE PROBLEMI, LARGIMI I TIJ ESHTE ZGJIDHJA
Kryeministri ilegjitim po përpiqet të “blejë” normalitet në një situatë anormale që ka prodhuar vetë. Shqiptarët e bojkotuan masivisht në votimet moniste e antikushtetuese të 30 qershorit. 85% e zgjedhësve, i dëshmuan se nuk e duan më modelin e tij të korrupsionit, blerjes së zgjedhjeve e dhënien me koncesion të pasurive të këtij vendi duke i lënë borxhe me dekada. Këtë mesazh Edi Rama e ka lexuar e prandaj relativizon fajet e tij të rënda duke i quajtur gabime! Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij. Por ky është problem i PS nëse do pranojë t’i japë oksigjen njeriut që e tjetërsoj për keq si parti, ndërsa vendi ka nevojë për ndryshim dhe urgjent madje! Problemi i shqiptarëve është Edi Rama dhe ai nuk mund të jetë në asnjë rast zgjidhja!