Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rama poston mesazhin e drejtoreshës së PS: Jam për një teatër të ri. Projketi me kulla është modern
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, opinionin e aktores Zamira Kitës për teatrin, qe prej kohësh është edhe drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. Kita shprehet se është i domosdoshëm ndërtimi i një teatri të ri, pasi godina aktuale është e amortizuar, e papërshtatshme dhe aspak komode për artistët.
Për projektin e ri, të rrethuar me 6 kulla biznesi, Kita mendon se ai është mjaft modern dhe mundëson më shumë hapësira për artistet. “Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod.
Sado që ta rikonstruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme. Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike”, deklaron Kita.
Ndërkohë godina e teatrit vijon të monitorohet 24-orë nga artistët, të frikësuar se mund të ketë ndonjë tentativë për ta shembur ose për t’i vënë flakën.