Flash News

KRYESORE

Rama poston videon e ”Shëndetësia që duam”. Mund të ketë dashur atë, por jo Blerta Pepën

16­ vjeçarja Blerta Pepa, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin "Çajupi", ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte operuar pas këputjes së ligamenteve.

E mitura kishte pësuar dëmtime në këmbë të premten në shkollën "Çajupi" gjatë orës se fiskulturës, ndërsa ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit "Continental", që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mjekët kanë vendosur të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale mbrëmjen e vonë të së dielës, por gjithçka ka shkuar keq.

Blerta humbi jetën gjatë operacionit ndërsa dyshohet se vajzës i është  injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma.

Megjithatë kjo ngjarje nuk e ka penguar Kryeministrin që vetëm disa orë më pas të shpërndajë nëpërmjet faqes së tij Facebook atë që ai e konsideron” shëndetësia që duam”.

Rama ka thënë se kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysëm me parë, ndërsa e  ka shoqëruar citimin me një video në të cilin shfaqet Spitali Rajonal i Shkodrës.

Nuk kanë mungur as replikat nga ndjekësit të cilët i kujtojnë se sot vdiq një fëmijë në një prej spitaleve private.

Të fundit