Flash News

KRYESORE

Rama pranon publikisht: Jam problematik, edhe Besnik Mustafaj më thoshte je anormal

Rama pranon publikisht: Jam problematik, edhe Besnik Mustafaj më thoshte je

Rama i shoqëruar nga ish- zevendës/kryeministri Niko Peleshi ka konsumuar një drekë me mesueset pensioniste në qytetin e Korçës.

Teksa flisnin mbi problematikat e arsimit dhe për arritjet, zonjat kanë lavdëruar Niko Peleshin, ky i fundit i vënë në siklet dhe me shumë modesti ia ktheu se djalë të mirë është veç Rama.

Por kryeministri tha se ai është problematik, ndërsa tregoi kohën kur kandidonte për kreun e bashkisë së Tiranës përballë Besnik Mustafajt dhe ky i fundit i thoshte Ramës se është anormal.

Peleshi: Djali më i mirë i Shqipërisë është Edi Rama, ne të tjerët jemi mbështetës.

Rama: Jo, jo unë jam problematik, Niko është djalë i mirë. Më kujtohet koha e zgjedhjeve në vitin 2000 ku kandidoja përballë Besnik Mustafajt që u thoshte qytetarëve Rama është anormal, si do i jepni votën. Dhe unë që u thoja prandaj duhet të më jepni votën se jam anormal.

Të fundit