Flash News

KRYESORE

Rama preferon Bashën? "PD ka bërë një akt të duartrokitshëm"

Rama preferon Bashën? "PD ka bërë një akt të

Edi Rama në Top story foli dhe për zgjedhjet në PD për kryetar partie. I pyetur nga Sokol Balla, Rama tha se kjo është një fushatë brenda partie ku secili dëshiron të dalë fitimtar. Por gjithashtu përmendi faktin që ai e vlerëson marrëveshjen me Bashën.

“Nëse ka pasur një akt të duartrokitshëm për Shqipërinë nga PD-ja për katër vite  që ajo ishte në opozitë, ajo është marrëveshja,” ka thënë Rama.

Pastaj Balla e pyet nëse kjo është një mënyrë për të treguar se Rama përkrah Bashën në këto zgjedhje brenda Partisë Demokratike. Por Rama është përgjigjur duke thënë se nuk e ndjek kampin tjetër.

Kjo do të thotë se parapelqen Bashën?

Nuk kam asnjë kohë të merrem se çfarë parapelqej në kampin tjetër sepse duhet të merrëm se çfarë parapelqej në kampin tim

Të fundit