Flash News

KRYESORE

Rama: President të përbashkët me Kosovën si simbol i unitetit kombëtar

Rama: President të përbashkët me Kosovën si simbol i

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim përshëndetës në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Ndër të tjerash, Rama theksoi përpjekjet e bëra që sollën Pavarësinë e Kosovës. “Vetëm dy dekada më parë, premtimi i Pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi sesa një objektiv i realizueshëm, por heronjtë e dalë nga gjiri i këtij populli bënë të pamundurën realitet”, theksoi ndër të tjera Rama.

Duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, kreu i qeverisë shqiptare ka propozuar zgjedhjen e një presidenti të përbashkët ems dy vendeve si simbol i unitetit kombëtar.

“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, u shpreh ndër të tjerash Rama.

 

 

Të fundit