Flash News

KRYESORE

Rama pret Venecian për shkarkimin e Metës

Rama pret Venecian për shkarkimin e Metës

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kryeministri Edi Rama u pyet se çfarë do të ndodhë nga maxhoranca, a do të ndërpritet procedura për shkarkimin e Metës.

“Kemi çuar çështjen në Venecia, të mirëkuptuar nga publiku, por të qartë. Do presim edhe raportin e Komisionit të Venecias dhe do gjykojmë. Procesi vazhon, nuk ishim të detyruar ta çonim në venecia, por i besojmë atij institucioni”-tha Rama.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Të fundit