Flash News

KRYESORE

Rama pretendon se Trump e ka përgëzuar për punën si kryeministër

Kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë fotos me Pandeli Majkon pati mundësi të shkëmbejë edhe disa fjalë me të. Duke folur per ERTV, ai pretendon se kreu i shtetit amerikan i ka theen se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur dhe se po ben shume mire.

“Shqipëria po bën një punë mjaft të mirë”… Kështu i ka thënë presidenti amerikan Donald Trump Ramës, sipas këtij të fundit, në takimin që të dy patën në Nju Jork, në punimet e Asamblesë së OKB.

“Patëm një bisedë të shkurtër, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese, sepse të dëgjosh nga goja e vetë presidentit që “Albania is doing prety good” është kënaqësi”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverise ndodhet ne Nju Jork me rastin e zhvillimit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Të fundit