Flash News

KRYESORE

Rama pritet me protesta në Shkodër; momenti kur kryeministri përballet me fishkëllimat dhe pakënaqësitë e të rinjve

Rama pritet me protesta në Shkodër; momenti kur kryeministri

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër. Një grup të rinjsh ishin mbledhur përpara godinës ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, dhe mbanin në duar parulla kundër Ramës dhe qeverisë së tij.

Në momentin kur Rama ka zbritur nga makina, të rinjtë nisën të fishkëllenin dhe të kërkonin largimin e tij nga Shkodra. Kryeministri reagoi duke ngritur dy gishtat lart dhe më pas hyri menjëherë brenda në godinë.

Në vendngjarje kishte forca të shumta policie, ndërkohë që nuk u regjistrua asnjë incident.

Rama u thotë mirëmëngjes ndjekësve me pikturën e tij në Pallatin e Sportit të Tërmet Peçit 

 

 

Të fundit